Pas Ajkës, Bes Kallaku zbuIon emrin e veçantë që do i vendosë djaIit

0
261

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Ajkës. Emri i veçantë i vogëlushes u komentua shumë dhe Besi zbuloi se kur ka qenë i vogël mezi priste që gjyshja e tij, Ija të ziente qumështin dhe ai t’i merrte ajkën, si shija më e mirë e fëmijërisë.

Në intervistat e tyre të fundit, Xhensila dhe Besi kanë treguar se dëshirojnë ta shtojnë familjen me më shumë fëmijë dhe nuk do ta lënë Ajkën pa motra dhe vëllezër.

Dhe kur të bëhet me djalë, Besi do i vendosë sërish një emër shumë të veçantë. Këtë aktori e ka zbuluar në një intervistë për emisionin “Treshat” duke treguar se kur të bëhet me djalë do i vendosë emrin Kajmak./Xing.al