/Pas Ambasadës Amerikane, edhe Këshilli i Europës jep ‘OK’: Do jemi aty në 30 qershor

Pas Ambasadës Amerikane, edhe Këshilli i Europës jep ‘OK’: Do jemi aty në 30 qershor

Këshilli i Europës ka reaguar duke u dhënë kështu fund të gjitha aludimeve për prezencën e vëzhguesve në Shqipëri.

Përmes një deklarate nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, thuhet se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, dhe duhet të jenë me standarde ndërkombëtare.

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, shprehet zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Kjo deklarate e KiE vjen pas asaj të Ambasadës Amerikane, e cila konfirmoi se në 30 qershor do të ketë zgjedhje.