/Pas deklaratës live të Alketës, reagon Olti Curri: Ndihmoni edhe fëmijët e tjerë

Pas deklaratës live të Alketës, reagon Olti Curri: Ndihmoni edhe fëmijët e tjerë

Mbrëmjen e djeshme në “Piter Pan”, Alketa Vejsiu dha një fjalim emocionues dhe u përlot pas reagimit negativ që pati nisma e saj për të ndihmuar Xheision Baftin.

“Une kam jetuar ne nje shtepi qe fuste uje, u rrita me besimin dhe deshiren e madhe per te bere dicka te mire per jeten time, punova edhe ja dola. Kam degjuar nga te gjitha dhe nuk e kuptoj pse ky reagim, ne jemi nisur nga nje gje shume e mire”, u shpreh Alketa me lot në sy teksa deklaroi se një pjesë të pagës së saj do t’ja dhurojë Xheisonit dhe familjes së tij.

Pas deklaratës së Alketës në “Piter Pan”, Olti ka bërë një postim në Instastory ku shkruan se të gjithë fëmijët e spektaklit pa dallim duhet të marrin shpërblim financiar.

Rëndësi ka që Xheisoni të bëhet me shtëpi…dhe pas tij të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë të spektaklit që kanë nevoja jetike pa bërë dallim. Gjithashtu duhet që të gjithë fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku transmetohen këto spektakle. Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media. Të paktën fëmijët të paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin”, shkruan Olti.