Pas dy ditesh ne qeli vjen reagimi i pare i Izet Haxhise

    0
    306

    Izet Haxhia u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, në pritje për zhvillime të reja, sidomos për çështjen për të cilën ai është dënuar, që lidhet me vrasjen e Azem Hajdarit.

    Ai ka publikuar një status në facebook, ku hedh poshtë çdo pretendim se ardhja e tij në Shqipëri lidhet me ndonjë marrëveshje politike.

    Në fakt një pretendim të tillë e ka ngritur ish-kryeministri Berisha, i cili e quajti ekstradimin e tij pjesë të një marrëveshjeje mes Haxhisë dhe Edi Ramës.

    Në status, thuhet se ai është i vendosur për t’i shkuar gjërave deri në fund të vërtetës.

    “Izet Haxhia, në mënyrë kategorike, absolute dhe të panegociueshme nuk ka bërë ASNJË marrëveshje, ASNJË shitje-blerje, ASNJË bisedë të fshehtë a të pa-fshehtë, me absolutisht ASNJË krah të politikës në Shqiperi!!!! Qofshin të majtë, apo të djathtë!!

    Çdo spekullim mbi këtë temë, është i gënjeshtërt dhe leverdisës për ata që i fshihen të vërtetave!! Dëshmitari më i parë dhe i besueshem për këtë, është Zoti vetë!!! Ai u vetëdorëzua me dëshirën e tij të lirë, për të kërkuar të drejtën legjitime, si çdo shtetas tjetër, të gjykohet me DREJTëSI!!”, thuhet në status.

    Ndërkohë, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, tha se do të kërkohet rihapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën Haxhia është dënuar me 25 vite burg.