Pas Elhaida Danit nje tjeter shqiptare po pushton skenen e “The Voice of Italy”

    0
    235

    20-vjeçarja shqiptare Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në “The Voice of Italy”.

    Falë zërit të saj brilant, Deborah, e cila është krahasuar si “Dua Lipa italiane”, është në gjysmëfinale.

    Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deboras në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.

    Nëse do të ndodh kjo, atëherë Deborah Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton “The Voice of Italy”, pas Elhaida Danit.

    Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombësve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare, por sepse ajo është një zë magjepsës.

    Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx.

    “Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”, i tha ai në një nga netët e provës.
    Shperndaje nese ke nje mik te mire…