Lajme

Pas familjes Berisha, SHBA fut në listën e zεzë edhe Ilir Metën, vendimi pas shkαrkimit nga detyra dhe marrjen si i pαndehur nga SPAK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës asgjësojnë nga politika shqiptare Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi i shpallën luftë reformës në drejtësi dhe Yuri Kim. Pas futjes në listën e zezë, do të sjellin dosjet në SPAK për t’i arrestuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë sot një goditje fatale kupolës mafioze politike të Tiranës, që përfaqëson perandorinë e krimit, plaçkitjes dhe korrupsionit 30-vjeçar në Shqipëri.

Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar vitet e fundit, përmes dhjetëra artikujve denoncues, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur zyrtarisht të fusin në listën e zezë Sali Berishën dhe familjen e tij, për korrupsionin madhor, kapje të drejtësisë, përdorim të pushtetit për pasurimin e familjes të tij si dhe mbrojtjen e vetes, familjes dhe rrethit të hajdutëve nga drejtësia. Në vendimin e DASH për të futur Berishën në listën e zezë, përmendet edhe një aleat i tij, por pa emër. Sipas DASH, Berisha ka lejuar pasurimin e këtij aleati si dhe mbrohen bashkë që të mos dalin para drejtësisë.

Sipas burimeve konfidenciale emri i këtij aleati është Ilir Meta, koka e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, krahu i djathtë i Sali Berishës në luftën kundër reformës në drejtësi dhe Perëndimit. Sipas informacioneve, Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë edhe Ilir Metën, për korrupsion madhor, pastrim parash, trafiqe dhe pengim të drejtësisë. Ky do të jetë edhe udhëtimi i fundit i Monika Kryemadhit drejt SHBA-së. Vendimi për Metën mësohet se nuk është shpallur ende publikisht, për shkak se vijon të mbajë postin e Presidentit të Republikës. Sapo Kuvendi ta shkarkojë dhe Gjykata Kushtetuese të konfirmojë vendimin e Kuvendit, pritet që DASH të shpallë publikisht vendimin për futjen në listën e zezë të familjes së Ilir Metës.

Ilir Meta është paralajmëruar nga Yuri Kim disa muaj më parë, ku i tha në telefon se SHBA kanë një dosje të tmerrshme për të. Kjo ishte edhe arsyeja se pse Ilir Meta shpërtheu kundër Yuri Kim dy ditë para zgjedhjeve dhe që i shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kundër SHBA.

Referendumi përfundoi me asgjësimin e LSI në 9 nga 12 qarqe të vendit. Dhe shkrirja e LSI-së, ishte vetëm hapi i parë. Tashmë Meta mësohet se ka hyrë në listën e zezë bashkë me Sali Berishën. Në listën e zezë është futur më parë edhe ushtari i tyre në drejtësi, Adriatik Llalla, i cili pritet të dënohet nga Gjykata Speciale.

Beteja e amerikanëve për të vulosur fundin politik të Ilir Metës dhe Sali Berishës nuk mbaron këtu. Pas vendimit për t’i ndaluar që të hyjnë në SHBA, pritet që amerikanët të sjellin dosjet e Metës dhe Berishës, për t’ia dorëzuar SPAK-ut.

Në njoftimin për futjen e familjes Berisha në listën e zezë, DASH u jep një mesazh të qartë SPAK-ut, që duhet të nisë menjëherë hetimet për Sali Berishën. Ashtu do të veprohet edhe për rastin e Ilir Metës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dhanë sot një mesazh të qartë shqiptarëve, se janë në krah të tyre dhe kundër mafies politike, e cila tashmë po mbyll ciklin e saj përgjithmonë./Pamfleti