Pas puntatës së të premtes në Përputhen, ku Antonela njoftoi se kishte hequr dorë nga Mevlani, të gjithë kanë filluar tashmë të komentojnë lidhjen e tij me Ledjanën.
Mirëpo, që prej asaj puntate, ndjekësit kanë vërejtur se diçka nuk shkon mes tyre.
Kjo pasi ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin.
Meganews.al u interesua lidhur me këtë, por nuk patëm një prononcim, duke qenë se konkurrentët nuk lejohen të japin intervista.
Por ajo që arritëm të mësonim është se Ledjana dhe Mevlani nuk e ndjekin njëri-tjetrin për shkak se janë duke zhvilluar një Giveaway.

Pra, nuk ka një krisje mes tyre dhe të shpresojmë se shumë shpejt do t’i shohim si çift bashkë.
