Pas kërcënimit nga Rusia për përdorimin e armëνe bërthamore, qytetarët i kap ρaniku! Publikohen bυnkerët e fundit të botës, pallatet nëntokë me ushqim deri në 5 vite (FOTO)

Kërcënimet në shtim nga Rusia për përdorimin e armëve bërthamore ka rikthyer edhe njëherë frikën te qytetarët e të gjithë botës,

shumë prej të cilëve, pjesa më e madhe milionerë, kanë ndërtuar bunkerë gjigantë nëntokësore për të shmangur një katastrofë bërthamore.

Vetë Putini paralajmëroi se ky nuk është një bllof, i gatshëm të realizojë një Armagedon me bomba që do të ndezin qiellin.

“Survival Of The Richest” është një libër i shkruar nga Profesor Douglas Rushkoff, i cili tregon se shumë të pasur tashmë kanë pallatet e tyre nëntokësore me teknologjinë më të fundit dhe furnizim me ushqime deri në 5 vite.

Madje ka nga ata që në shtëpitë e tyre të sigurta, kanë krijuar dhe një korridor për të nxjerrë qentë xhiro.

Siç thekson Rushkoff, probabiliteti që një bunker i fortifikuar të mbrojë banorët e tij është shumë i vogël. “Gjithçka arrin kudo. Retë toksike dhe rrezatimi kanë një mënyrë për t’u përhapur dhe depërtuar nëpër barrikadat më të menduara mirë. Filtrat e ajrit duhet të zëvendësohen rregullisht dhe ndonjëherë dështojnë edhe kur janë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *