/Pas Kosovës, Donald Trump do të merret me Shqipërinë, do të hetohet pasuria e gjithë ha jdutëve të 28 viteve

Pas Kosovës, Donald Trump do të merret me Shqipërinë, do të hetohet pasuria e gjithë ha jdutëve të 28 viteve

Shkruan Sokol Pepushaj

Frikacak si gjithmonë, Edi Rama, këto ditë që presidenti amerikan Donald Trump u përfshi direkt në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, është mekur, është tmerruar, me zor nxjerr tingull dhe nuk shihet fare në publik. Është fshehur diku në një fshat, në një tunel, për të marrë vëmëndjen si Kim Jong-un shumë shpejt, pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Është pra, në fundin e tij të pashmangshëm, i hetuar, i survejuar dhe në radhë për të shkuar përpara drejtësisë.

Ka heshtur Edi Rama, kanë heshtur të gjithë gjynahtarët e Ballkanit këto ditë.

Donald Trump vëndosi drejtësinë e munguar në Ballkan, pa sforcime, pa bujë, krejt thjeshtë, krejt lehtë.

Gjithë ato përrallat Edi Ramçe apo Hashim Thaçëshe, paskan qënë tymçe idiotësh që mbushin llogaritë bankare me dollarë, dhe mëndjet e trullosura të lindorëve, me urrejtje që gjenerohen gjeneratë pas gjenerate.

Po punët e mëdha nuk janë kaq të vështira sa i bëjnë burokratët e matrapazët. Kur merren seriozisht dhe pa interesa personale punët e mëdha, do të thotë në shërbim të njerëzimit, jetesës së lirë e në hapësira që Zoti nuk ka vënë kufinj, marrin formë e zhvillohen resurset e natyrës dhe gjësë përmbi natyrë.

Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe kërkesa historike e saj për dalje në det, u dekretua me firmën e Trump-it, në pak minuta, pa asnjë sforco, pa asnjë kundërshti.

Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje të përbashkët për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të thellë të Detit Adriatik, që nënkupton Shqipërinë.

Këtu presidenti Trump ka vënë pikë.

Do të merret pra edhe me Shqipërinë, me Shqipërinë që sot është plot milionerë të ardhur nga hiçi.

Kjo për Amerikën është një punë e lehtë, si pupël. Edi Rama me hajdutë do të arrestohen pa problemin më të vogël, do të rikthejnë çdo cent të vjedhur dhe do t’u hapin rrugën elitave të epokës Trump.

Se kjo epokë ka bërë tashmë epokë.

As luftrat e përgjakshme ballkanike, historikisht nuk kishin arritur ta zgjidhnin konfliktin e nxehtë të daljes së Serbisë në Det, por pak minuta në zyrën e Donald Trump-it, patën pushtet të shkruajnë histori, t’u thuhet stop konflikteve, luftrave, pazareve të pista dhe mirseerdhe, normalizimit ekonomik në njërin nga cepat më të nxehtë të Globit.

Kjo ndodhi se duhej të ndodhte.

Pikërisht se duhej të ndodhte kështu, aktorët e estradës së hajdutëve, Rama, Meta, Berisha, Basha, Kryemadhi, grupet kriminele dhe tërë anti –Trumpët, u veshën si kllounë, u maskuan, dhe nga frika se po ju vjen radha e hetimit të pasurisë, filluan kush ta urojë më shpejt e më bukur Donald Trump-in!

Kjo është vërtetë një skeç i neveritshëm, qesharak, që i bën këta aktorë edhe më të urryer nga populli i tyre proamerikan.

Po të mos ishte hajdut Edi Rama, po të mos ishte në panik, po të mos i ishte afruar arrestimi dhe hetimi e kthimi patjetër i gjësë së vjedhur, nuk do ta uronte Trump-in, por do të dilte në të gjitha TV-të, edhe në arabisht e serbisht, e do të bërtiste; mos e votoni fatkeqësinë e popullit amerikan, siç ka bërë kur mëndonte se pasuria e madhe e hajdutëve, është Ylberi që nuk kanë hap popujt ta kapërcejnë.

Por “Ylberët i Balkanit” u kapërcyen, me humbjen e më të pasurit, Milo Gjukanoviç, me Marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe shumë shpejt, me arrestimin dhe sekuestrimin e “Hajdutëve të Shqipërisë”.

Të fortët e djeshëm nuk janë të fortët e sotëm

Epoka Trump ka ndryshuar shumëçka.

Nëse përpara katër viteve Edi Rama lëshonte kushtrimin nëpër të gjitha televizionet turke të Tiranës, kundër Donald Trump-it haptas, sot nuk e bën dot.

Sot milioneri Edi Rama, është maskuar në ruajtjen e kurrizit të konstantes, pra, rracës së hajdutëve të 28 viteve të fundit, duke kaluar në vijën e parë si antiamerikanë, Ilir Metën dhe Muslim Murrizin.

Mediat, shumë të kompromentuara dhe të paafta profesionalisht, po eklipsojnë aq sa munden të vërtetat e sukseseve të Donald Trump-it në katër vitet e para të pushtetit të tij, dhe objektivat e mëdha të katër viteve të ardhshme.

Të fortët, të pasurit, parazitët, kriminelët, nuk qënkan asgjë para njeriut që po shkon afër interesave të veta, para drejtësisë që po vjen me hapa të sigurtë e po u thotë edhe gjykatësve, shkoni njëherë andej nga burgu, se keni dënuar njerëzinë kot, pa faj, pa bërë krime!

Ndërroni portat, do të thotë me fjalë të thjeshta.

Dhe është normale. Formalisht e kanë pranuar edhe vetë, edhe se kanë vjedhur, edhe se kanë diferencuar njerëzinë, edhe se kanë bërë krime.

I besonte përvojës edhe ky, si të tjerët përpara. Rama mëndonte ta shtynte kohën përtej kohës, si Berisha, Nano, Meta apo Majkoja i vogël me 5 milion dollarë në Qipron greke.

Marrëveshja Kosovë-Serbi ka hapur një epokë të re, epokë paqeje dhe normalizimi ekonomik e politik në tërë Balkkanin.

Pra, Ballkani do të jetë i qetë, do të ketë zgjidhje dhe fizibilitet për ndarjen e Liqenit Gazivode, ose Ujmani siç njihet në Kosovë, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë, gjë që pritej nga popujt dhe nuk shihej as në ëndrra nga liderët e krimbur në pasuri të dyshimta, madje të kriminalizuara, për shkak të konflikteve banale.

Besueshmëri dhe energji kërkon sot Donald Trump.

Pas sheshimit të konfliktik historik, ku Serbia donte dalje ne Det dhe Kosova njohje nga shteti Serb, Trump do të ndalet në Shqipëri.

Këtu është deklaruar botërisht nga Amerika se do të bëhet drejtësi.

Tramp-i kërkon arrestimin dhe sekuestrimin e gjithë hajdutëve të 28 viteve të fundit, siç ka thënë ambasadorja Yuri Kim, FBI shqiptare ka gati dosjet dhe do të arrestojë të gjithë peshqit e mëdhenj.

Po pra, peshqit e mëdhenj normalisht kanë të drejtë të jenë më të trëmburit, prandaj këto ditë Edi Rama ka heshtur e nuk po nxjerr zë.

Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit në Amerikë, ku Trump pritet të korrë fitore historike, fillojnë arrestimet e të gjithë politikanëve e pushtetarëve, deri sot të paprekshëm dhe të krimbur në pasuri./Pamfleti