Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, i ka dhënë mandatin e deputetit, një tjetër kandidati në radhët e Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për Korab Litën, i cili zëvendëson Dashamir Shehun, në listën e qarkut të Tiranës.
Me dhënien e mandatit të Litës, shkon në 100 numri i deputetëve në Parlament, pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet.
Nga radhët e LSI, më herët janë betuar si deputet Amra Barova, Ralf Gjoni, Nimet Musai, Enada Koçiraj (Kapllanaj), Elda Hoti, Erdiola Braha, Edlira Hyseni, Edmond Rushiti, Ylli Shehu dhe Enver Roshi.
Nga radhët e Partisë Demokratike, kanë pranuar mandatin dhe janë betuar në Parlament, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, Arben Elezi, Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo dhe Alban Zeneli.