Ditën e sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar qytetin e Vlorës nga ku prezantoi kandidatët për deputet.
Kryemadhi ka bërë thirrje për revoltë qytetarëve që të ngrihen dhe ti shtypin të gjithë ata që mundohen ti mashtrojnë.
“Ngrehuni dhe bjerini, shtypini, korrini ata që kërkojnë t’iu mashtrojnë”– u shpreh Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo ka lëshuar akuza për kryeministrin Edi Rama përsa i përket menaxhimit të situatës nga covid.Sipas saj ata që kanë inat popullin e tyre janë të pangopur sepse nuk kanë dashuri në familjet e tyre.
“Vlora është një qytet që i ka dhënë identitet Shqipërisë , jetë , frymë por i dha dhe bukuri. Ju jam mirënjohëse vajzave që qëndruan në LSI.
LSI është një familje, familja është qeliza që mban kombin në këmbë, familja është dashuria që ka prindi për fëmijën, familja për në është gjithçka. Në jemi familja shqiptare.
Sot tek vija rrugës ndalova dhe takova disa miq që më thanë a do ta rrëzojmë në 25 prill. Kë i thash?
Këtë të çmendur më thanë. I thashë ai nuk është i çmendur ai është i keq, sepse mjafton të pyesim secilin nga ata që ka kaluar covid se sa ka shkuar fatura e ilaçeve.
Sa ka shkuar fatura të sëmurëve nga covid do ti kushtojë fatura edhe edi Ramës. Ata janë të pangopur se nuk kanë dashuri në familjet e tyre, nuk i kanë dhënë dashuri prindërve të tyre dhe i kanë inat popullin e tyre”, u shreh kryemadhi në fjalën e saj gjatë vizitës në Vlorë.