Pas protestës në Rrugën e Kombit priten të nisin edhe arrestimet nga policia

    0
    288

    Pas protestave në Rrugën e Kombit, që prodhuan përleshje mes tubuesve dhe policisë, por edhe shkatërrim dhe djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

    Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike, duke paralajmëruar kështu për arrestime.

    Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!” – shkruan Rama.

    Ndërkohë mësohet se Ministria e Brendshme ka nisur forca të shumta policie nga Tirana në drejtim të Kukësit, aty po protestohet prej më shumë se 2 orësh kundër tarifës së qeverisë për kalimin në Rrugën e Kombit