Tension mes PD dhe LSI, këshilltarët izraelitë i kërkuan Bashës të qëndrojë sa më larg LSI si bandë korrupsioni që bën pis këdo që i afrohet, ja pse shpërtheu Monika pasi Basha nuk e ftoi në mitingun e hapjes së fushatës
Pas amerikanëve, të cilët u kërkuan ish-ministrave, ish-deputëve dhe ish-drejtorëve të LSI të largoheshin nga banda e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit sa nuk ishte vonë, në lojë kanë hyrë edhe izraelitët, të cilët e shikojnë LSI-në si simbol të korrupsionit, plaçkitjes, përfitimit dhe si një çetë që bën pis dhe i dëmton imazhin kujtdo që i afrohet.
Nuk është më sekret se Lulzim Basha ka kontraktuar një kompani për strategjitë e tij elektorale. Janë 3 këshilltarë izraelitë, të cilë diktojnë çdo lëvizje të Lulzim Bashës në fushatën elektorale. Izraelitët, të njohur për raportet e ngushta dhe të besueshme me amerikanët, por edhe me ne shqiptarët, kanë këshilluar Lulzim Bashën të mbajë sa më larg Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të njohur dhe të damkosur tashmë ndërkombëtarisht si emblema e korrupsionit, pastrimit të parave dhe babëzizë.
Këshilltarët izraelitë, të cilëve Basha u ka besuar strategjinë elektorale më vendimtare për të ardhur në pushtet, i kanē diktuar Bashës që mos qëndrojë sa më larg bandës së Metës dhe Monikës, si dhe mos t’i përmendë fare ata të dy, edhe pse Sali Berisha e ka detyruar Bashën të jetë në një koalicion me LSI, për llogari të intetesave për pushtet.
Edhe vendimi për të mos përfshirë kandidatët e LSI në listën e PD mësohet se është diktuar nga këshilltarët e huaj. Në kuadër të kësaj strategjie, Lulzim Basha nuk përmend askund apo përmend përciptazi Ilir Metën dhe Monikën në librin e tij ‘Misioni im’.
Gjithashtu, sipas këshillës së izraelitëve, Lulzim Basha nuk ftoi Monika Kryemadhin në mitingun e çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Mungesa e Kryemadhit, aleates kryesore të PD në këto zgjedhje ra në sy dhe u lexua si njëfarë krisje apo ftohje mes Bashës dhe LSI.
Nga ana tjetër, dëgjimi nga Lulzim Basha i këshillave të izraelitëve për të mbajtur sa më larg LSI-në ka nervozuar Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Herë pas here Ilir Meta lëshon mesazhe të koduara thumbuese dhe shantazhuese në adresë të Lulzim Bashës.
Ndërkohë që Monika Kryemadhi ishte më e drejtëpërdrejtë kur e pyetën se pse Basha nuk e ftoi në mitingun e hapjes së fushatës. Monika tha se “Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”.
Në kushte nervozizmi, Monika Kryemadhi përdori edhe termin ‘çifut’, i cili është i ndaluar, pasi ka konatacion negativ dhe asnjë institucion apo politikan nuk e përdor.
Në leksikun e përditshëm termi ‘çifut’ ka kuptim përkeqësues, ku i referohet dikujt që është hileqar, jo i rregullt nga ana morale, matrapaz etj. Në gjuhën turke ky term nënkupton mbetjen, krimb etj.
Që pas Luftës së Dytë Botërore ky term është i ndaluar si diskriminues përdorimi i tij në vend të ‘hebre’. Reagimi i Kryemadhit konfirmon një humbje kontrolli për shkak të izolimit ndërkombëtar dhe famës së zezë të LSI në Shqipëri si çetë korrupsioni./Pamfleti