Pas shumë negociatave probIemi merr zgjidhje, patentat shqiptare do njihen në Greqi

    0
    332

    Patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht në shtetin fqinj, në Greqi.

    Kjo marrëveshje është përfolur që prej dy vitesh por miratimi i saj i jep zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi për mijëra bashkatdhetarë. Miratimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda ditësh me votimin e saj në parlamentin grek.

    Pas shumë vitesh negociata, patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht, duke bërë një lehtësim të madh për bashkëartdhetarët që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të pajisen me patentë greke.

    Shqiptarët në Greqi që kanë një patentë shqiptare pas miratimit të marëveshjes në Parlament do të mund të lëvizin në shtetin fqinj me makinat e tyre pa asnjë problem pasi të kenë bërë konvertimin e saj.