Pas shume vitesh gjendet anija e mbytur spanjolle e mbushur me flori

    0
    295

    Një anije luftarake spanjolle, në bordin e së cilës ishin 600 persona, mendohet të jetë mbytur gjatë betejës së Kartagjenës në Kolumbi në vitin 1708.

    Ajo po lundronte drejt Spanjës me pjestarë të kolonisë spanjolle në Amerikën e Jugut, ku nga mbytja e saj, vetëm 11 persona arritën të shpëtonin.

    Anija spanjolle “San José”, e dizanjuar nga Francisco Antonio Garrote, ishte pjesë e flotës se thesarëve, siç quheshin anijet që transportonin ar dhe materiale të çmuara për Kurorën Spanjolle.

    Pjesë e flotës se kontit Casa Alegre Gjeneral Jose fernandez de Santillian, ajo u interceptua nga Flota Britanike, e cila sulmoi atë dhe anijet shoqëruese. Nga beteja pranë zonës bregdetare Baru, britanikët mundën që të fundosnin “San Josen” së bashku me 600 pjestarë të saj, si dhe thesaret e grumbulluara në emër të Mbretit të Spanjës.

    mapacart-kbY--510x349abc.jpg

    Vendodhja e anijes është zbuluar në 2015 nga flota kolumbiane dhe fati i saj ende nuk dihet.

    Arkeologe dhe historianë të ndryshëm i kanë bërë thirje Unesco-s për të ndërhyrë në shpëtimin e kësaj pasurie të madhe botërore, e cila është vënë në rrezik nga vendimi i Qeverisë kolumbiane për të gërmuar dhe nxjerrë nga fundi i detit pasuritë e mëdha që mendohen të jenë në bordin e saj.

    Image result for spanish ship san jose

    Nesër në Paris, Këshilli shkencor i Unesco-s për pasuritë nënujore botërore, do të mbajë një takim special mbi çeshtjen e galeonit spanjoll “San Jose”, ku do t’i kërkohet Qeverisë kolumbiane të respektojë Konventën e Unesco-s mbi pasuritë botërore nënujore.

    Në Komisionin e Këshillit Shkencor të Unesco-s është edhe shqiptari Auron Tare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, i cili do të jetë pjesë e delegacionit të Unesco-s qe do të negociojë me Qeverinë Kolumbiane për fatin e Galeonit Spanjoll San Jose.