Pas uItimatumit të Yuri Kim për të mos lejuar kandidimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit, Tom Doshi bën Iëvizjen surprizë
Ditën e sotme bëhet me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për garën e 25 prillit, partinë e Tom Doshit.
PSD deklaron zyrtarisht si kryetar Ëngjëll Bejtjan, dhe jo Tom Doshin, ndërkohë për këtë të fundit ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.
Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin. “Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Celibashi.
Kujtojmë se Doshi ka tentuar ta regjistrojnë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata.