syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Pas veprimeve të dhunshme, kryesia e FRD-së i jep goditjen e fortë Metës dhe Sali Shehut, i bashkohen Veliajt në fushatën e Tiranës (FOTO)

Pas humbjes së betejës gjyqësore me Bashkinë e Tiranës për ambientet e katit të tretë në ish godinën e vjetër të PD, kryetari i FRD-së Sali Shehu është braktisur ‘në bllok’ edhe nga e gjithë kryesia e partisë.

Kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës, duke dalë hapur në mbështetje të PS-së.

Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Veliaj ka ndarë në rrjetet sociale fotot e takimit me Kryesinë e FRD-së, që vjen si refuzim ndaj dhunës së përdorur nga Presidenti Meta dhe kryetari i FRD,

Sali Shehu për të mbajtur të uzurpuara ambientet publike që janë pronë e Bashkisë së Tiranës.

“Me miqtë e FRD, – asaj qytetare me kulturë që nuk zapton! Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, ndaj bashkë për më shumë punë se s’ka kohë për pushim”, – shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës i ka kërkuar kryetarit të FRD, Sali Shehu, të lirojë katin e tretë të ish selisë së PD, e cila është në pronësi të bashkisë, pas përfundimit të kontratës 4 vjet më parë. Sipas bashkisë, kryetari i FRD është përfituar jo ligjërisht nga mbajtja e zyrave në fjalë.

FOTO:https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=LajmeAlbania&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1377198071029895171&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fpas-veprimeve-te-dhunshme-kryesia-e-frd-se-i-jep-goditjen-e-forte-metes-dhe-sali-shehut-i-bashkohen-veliajt-ne-fushaten-e-tiranes-foto%2F&siteScreenName=LajmeAlbania&theme=light&widgetsVersion=e1ffbdb%3A1614796141937&width=550px

Me miqte e FRD – asaj qytetare me kulture qe nuk zapton! 🤝

🇦🇱

Kemi me shume gjera qe na bashkojne se ato qe na ndajne, ndaj #Bashke per me shume pune se #SkaKohePerPushim  pic.twitter.com/wYQsbUM4Sy

🇦🇱

— Erion Veliaj 🚴‍♂️🌳⚽️ (@erionveliaj) March 31, 2021