Fotini dhe Danieli ishin një nga çiftet më të ko mentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët së bashku arritën të fitonin “Big Brother Albania 9”.
Ata kishin një Instagram të përbashkët me emrin “La Fo Da”, ku publikonin foto të ndryshme me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të lumtur. Por prej disa muajsh kjo faqe ishte e mbyllur, deri së fundmi.
Fotinia e ka rimarrë sërish këtë faqe dhe e ka hapur atë, por janë vënë re ndryshimet që ajo ka bërë. Fotinia ka hequr emrin e Danielit dhe ka lënë vetëm emrin e saj, ndërsa ka fshirë fotot që kishte me të. Ajo ka publikuar fotot e saj dhe me familjarët.
Nuk dihet ende shkaku që çoi në nda rjen e dyshes shumë të komentuar dhe e vetmja gjë që na mbetet, është të presim që Fotini ose Danieli të flasin vetë.


