Pas 13 vitesh nga publikimi për herë të parë i videos er.otike, këngëtarja dhe regjisorja Inis Gjoni është rikthyer protagoniste pasi do të ketë një përballje të re me Prokurorinë për Kr.imet e Rënda në Gjykatën e Lartë.
Kjo betejë ligjore, për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, ka në thelb padinë e Gjonit kundër Prokurorisë, ku kërkon 200 mijë dollarë amerikanë dëmshpërblim për publikimin e një videoje in.time të saj në vitin 2004.
Në këtë video, ajo shfaqej me partnerin e saj të ndjerë, Arjan Selimi, i vr.arë në vitin 2011.
Materiali filmik me përmbajtje er.otike i regjistruar nga Selimi në një ambient privat,.
U përhap masivisht përmes teknologjisë dixhitale ndër përdoruesit e aparateve celularë përmes teknologjisë së kohës “bluetooth”, “infrared”, si dhe e-mail.
Publikimi i videos ndodhi kur telefoni i tij ishte i se.kuestruar si provë materiale nga ana e Prokurorisë për Kri.met e Rënda për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”.
Për shkak të profilit publik të Gjonit në atë kohë, si ish-balerinë dhe moderatore e suksesshme, ngjarja u trajtua gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike.