Prej disa kohësh, konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana, po akuzohet nga persona jashtë emisionit si dhe nga konkurrentët brenda, që ka të dashur jashtë emisionit.
Madje, thuhet se i dashur i Ledjanës ndodhet jashtë vendit dhe është i bur.gosur.
“Kryefjala” publikoi dy ditë më parë disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga b.urgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.
Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:

“Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga b.urgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”