Pasi “rrëzoi” Ramën, Kryemadhi premton: Opozita do të udhëheqë popullin

    0
    271

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për media, pas protestës së organizuar sot nga opozita nuk ka kursyer tonet e ashpra për kryeministrin Edi Rama. Nga selia e LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestës ndarsa theksoi se loja e vërtetë fillon tani.

    “Në protestën e organizuar shpreh mirënjohje pafund, për mijëra të pafundme qytetarë shqiptarë që marshuan në rrugët e tiranës për të protestuar ndaj kapjes së shtetit dhe të keqës më të madhe që ka uzurpuar. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të qeveriset nga Edi Rama.

    Sot qytetarët bënë protestën më të madhe se kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujdo. Ky është vendimi qëqytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë, tashmë rruga jonë nuk ka ktheim pas do të qeverisim indinjatën e qytetarëve shqiptarë, në akt politik.”-u shpreh Kryemadhi.