Pasi u puthën në buzë, shihni ç’bën Fero për Roza Latin

    0
    285

    Reperi i njohur, Fero dhe moderatorja bukuroshe, Roza Lati, prej disa kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u aludua se midis tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.

    Megjithatë, Roza e ftoi Fero në emisionin e saj “Why not”, ku edhe sqaruan publikisht se midis tyre nuk kishte asgjë. E për ta konfirmuar këtë, ata shkëmbyen një puthje në buzë, e cila u komentua nga të gjithë.

    Pas kësaj puthje të famshme, duket se Fero është fiksuar me moderatoren. Në një foto që ka hedhur Roza së fundmi, reperi ka shprehur hapur simpatinë për të.

    “Një yll i vërtetë”, ka komentuar Fero në foton e moderatores, ku ka nxitur ndjekësit e shumtë që të reagojnë ndaj këtij komenti, duke rinisur thashethemet.