Ndërron jetë në mënyrë të befasishme Këshilltarja Bashkiake e PD-së Kamëz, Enrisa Poleshi.
Ende nuk bëhet me dije shkaku i vd.ekjes së Poleshit, e cila ndërroi jetë në një moshë të re. Gjatë ditës së sotme u zhvillua ceremonia mo.rtore e Poleshit ku në nderim të figurës së saj, kryebashkiaku Xhelal Mziu, anëtarë të Këshillit Bashkiak Kamëz si dhe të njohur dhe familjarë të saj, e kanë shoqëruar për në banesën e fundit.
Pas ceremonisë mor.tore Mziu ka ndarë dhi.mbjen për ndarjen nga jeta në moshë të re të këshilltares së Bashkisë duke u shprehur se Poleshi do të mbahet mend për kulturën e saj qytetare si dhe formimin e saj akademik.
Reagimi i Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu:
Ndahet nga jeta në mënyrë të befasishme, Enrisa Poleshi.
Në një mënyrë të befasishme është ndarë nga jeta perfaqësuesja e Partisë Demokratike, në Këshillin Bashkiak Kamëz, në mandatin 2015-2019 Enrisa Poleshi
Enrisa Poleshi në një moshë fare të re përqafoi idenë për të hyrë në politikë dhe për të dhënë kontributin e saj për qytetarët e Bashkisë Kamëz.
E karaktirizuar nga një edukatë qytetare dhe gjithmonë e gatshme për të mbështetur me miratim, aprovimin e të gjithë veprimtarisë së Këshillit Bashkiak,Enrisa Poleshi do të mbahet mënd për kulturën e saj qytetare si dhe formimin e saj akademik.
Në nderim të figurës së Enrisa Poleshit, kryebashkiaku Mziu I shoqëruar nga anëtarë të Këshillit Bashkiak Kamëz si dhe të njohur dhe familjarë të saj, vendosi kurora me lule në banesën e fundit ku u pr.eh trupi I Enrisa Poleshit.


