Lajme

Pedagogu i njohur shp ërthen ndaj Bashës: Màshtrues! Po të drĺdhen gjunjët

Aktivisti dhe pedagogu i njohur Arlind Qori ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha pas takimit që bëri ditën e sotme me minatorët e Bulqizës ku premtoi se brenda gjashtë muajsh, “qeveria e tij” do të miratojë statusin e minatorit.

Ai e quan Bashën mashtrues.

Reagimi i plotë:

“Sot Lulzim Basha premtoi në Bulqizë miratimin e Statusit të Minatorit.

PD ka qenë në pushtet për 13 vjet dhe nuk u është përgjigjur asnjëherë kërkesave të minatorëve.

Në 2011 qeveria e Sali Berishës futi forcat speciale për të thyer grevën e minatorëve.

Më 2019 Lulzim Basha heshti për grevën e minatorëve dhe nuk ka guxuar asnjëherë të përmendë kryeshtypësin e tyre, Samir Manen.

Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për Statusin e Minatorit kur për muaj të tërë minatorë e aktivistë i ranë kryq e tërthor Shqipërisë për të mbledhur 11,000 firma.

Lulzim Basha nuk e ka ngritur kurrë zërin për minatorët e vdekur e të gjymtuar në galeri.

Lulzim Basha mbështet dhe mbështetet nga pronarët e galerive, që edhe shpirtin po ua marrin minatorëve.

Lulzim Basha është mashtrues.

Së bashku me Edi Ramën, Erion Veliajn, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, atij i dridhen gjunjët nga fitorja e Elton Debreshit.” – shkruan Arlind Qori.