/Pedagogu “qejfIi” i fut duart studentes teksa i shpjegon ushtrimin në dërrasë

Pedagogu “qejfIi” i fut duart studentes teksa i shpjegon ushtrimin në dërrasë

Ngacmimet sek suaIe nëpër shkolla dhe universitete nga ana e stafit pedagogjik janë një nga sfidat më të mëdha të arsimit shqiptar.

Në media janë publikuar denoncime të shumta për mësues e pedagogë të cilët kanë përfituar seksuaIisht ndaj nxënësve dhe studenteve, duke shpërdoruar në mënyrën më të turpshme detyrën fisnike që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Ndërkohë, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim në lidhje me një pedagog, i cili akuzohet se “iu fut duart” studenteve kur ngrihen në seminar para auditorit.

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, pedagogu D.S, i cili jep mësim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, prek në fundshpinë një nga studentët që ka ngritur në seminar.

Ai e fërkon për disa sekonda studenten, teksa i shpjegon një ushtrim në dërrasë, ndërsa videoja është filmuar nga studentët e tjerë.

Nuk dihet koha se kur është filmuar videoja, por sipas denoncuesit kjo nuk është hera e parë që pedagogu në fjalë, i cili duhet theksuar se është në moshë, bën të tilla gjeste e veprime të turpshme në auditor.

https://player.boostplatforms.com/video?id=1591905069285