/PËR HERË TË PARË NË HISTORI, EKSPLORUESIT SJELLIN PAMJE NGA TITANIKU NËN UJË

PËR HERË TË PARË NË HISTORI, EKSPLORUESIT SJELLIN PAMJE NGA TITANIKU NËN UJË

Eksploruesit që kanë ‘vizituar’ së fundmi Titanikun e përmbytur kanë sjellë pamje të reja 4K të anijes legjendare.

Titanik gjendet 4,000 metra poshtë sipërfaqes së oqeanit Atlantik nën ‘pushtetin’ e botës ujore.

Skuadra e zhytësve kanë sjellë të dhëna të reja sa i përket gjendjes së anijes së mbytur ndësa së shpejti pritet që të transmetohet një dokumentar.

Imazhet e para me cilësinë 4K u filmuan gjatë ekspeditës dhe do të publikohen së bashku me dokumentarin.

I cili është duke u realizuar nga kompania e filmit Atlantic Productions.

Pamjet gjithashtu do të bëjnë të mundur shikimin e mbetjeve të anijes duke përdorur realitetin e bashkuar interaktiv dhe teknologjinë e realitetit virtual.

Titaniku do të ‘vazhdojë të shkatërrohet me kalimin e kohës’, si pjesë e një procesi natyror, sipas shkencëtares Lori Johnson, e cila shtoi se bakteret po veprojnë si ‘një komunitet që punon në simbiozë për të ngrënë’ mbetjet e anijes.

Anija legjendare u fundos në det pasi goditi një ajsberg në udhëtimin nga Southampton për në Nju Jork në vitin 1912, duke u marrë jetën më shumë se 1.500 njerëzve.