/Përfitojnë mijëra shqiptarë/ Pas Greqisë, vjen lajmi i mirë edhe nga Italia për emigrantët

Përfitojnë mijëra shqiptarë/ Pas Greqisë, vjen lajmi i mirë edhe nga Italia për emigrantët

Italia planifikon të pajisë me dokumente të gjithë emigrantët që punojnë në sektorin e bujqësisë, ku në vendin fqinj ka mijëra shqiptarë që përfitojnë nga kjo.

Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri njofton disa nga masat që qeveria do të fillojë në favor të bizneseve gjatë javës me dekretin “Relaunch Italia” ose “Rilancia Italia”.

Sipas tij, marrëveshja për rregullimin e emigrantëve në sektorin bujqësor është arritur, ku pranë aplikimit të punëdhënësit do të ketë edhe aplikimin e punëtorit, i cili do të marrë një leje të përkohshme gjashtëmujore, të konvertueshme në një leje pune për nënshkrimin e kontratës, por me kontrolle më të rrepta që vërtetojnë se ai ka punuar më parë në sektorin e bujqësisë.

Nënshkrimi i këtij projektligji prej 55 miliardë eurosh tashmë është njoftuar për tre javë nga ministri.


Në Itali ka rreth 270 mijë kompani në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve që rrezikojnë mbylljen përfundimtare nëse kushtet ekonomike nuk përmirësohen me shpejtësi, me një rihapje të plotë në tetor.

Sektorët më të prekur janë shitësit, dyqanet e rrobave, hotelet, baret dhe restorantet dhe bizneset e lidhura me argëtimin dhe kujdesin personal.

“Ndërsa, në terma absolut, humbjet më thelbësore do të regjistroheshin midis profesioneve (-49 mijë aktivitete) dhe sektorit të restoranteve (-45 mijë biznese).

Për Bankën e Italisë rivendosja e ekonomisë është thelbësore në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe 2021. Ne duhet të vendosim të gjitha burimet publike dhe private dhe energjinë në rimëkëmbjen”, tha Drejtori i Përgjithshëm Daniele Franco.

Kujtojmë se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë, në vendin fqinj, ku përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë.