/Përfundimi i Samitit për Ballkanin në Berlin, fitore apo dështim për shqiptarët?

Përfundimi i Samitit për Ballkanin në Berlin, fitore apo dështim për shqiptarët?

Samiti për Ballkanin i mbajtur në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron ka përfunduar.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. E megjithatë ky takim duket dështim për shqiptarët pasi sipas mediave gjermanee do të shtyhet hapja e negociatave.

Kurse nga ana tjetër zyra e kryeministrisë ka njoftuar se takimi Rama-Merkel ka kaluar mirë por pa dhënë detaje të imta në lidhje me ecurinë e bisedës.

Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.

Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.