PËRGATlTET byreku më i madh në botë në Bosnjë e Hercegovinë, 650 kiIogramë (Video)

0
262

Përgatitet byreku më i madh në botë në Bosnjë e Hercegovinë, 650 kilogramë

Në qytetin e Tuzllës që ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë

Byreku 650 kilogramësh i cili u vendos në një tepsi në gjerësi prej 6 metrash, u lëshua me vinç në Qendrën e Lirisë, ku u organizua aktiviteti.

Një pjesë e byrekut, përgatitja e të cilit zgjati 6 orë, pas matjeve të bëra nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness iu nda qytetarëve të grumbulluar në shesh.

Me këtë rast, organizatori i aktivitetit Omer Isoviç në një fjalim të mbajtur tha se qëllimi i kësaj përpjekjeje për të th yer rekordin është tërheqja e vëmendjes në kuzhinën tradicionale të BeH-së.

“Një pjesë të byrekut do t’u dërgojmë zjarrfikësve, policëve dhe shërbyesve spitaIorë të cilët punojnë 24 orë për ne”, tha ai.

Isoviç tha se shpresojnë që brenda tre muajve të marrin përgjigje nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness lidhur me rezultatin e kësaj përpjekjeje për th yerjen e rekordit.