/PërIeshja shqiptaro-serbe bëhet kryelajm në Austriali: Shqiponjat e Bardha rrĺhen nga Kuqezinjtë

PërIeshja shqiptaro-serbe bëhet kryelajm në Austriali: Shqiponjat e Bardha rrĺhen nga Kuqezinjtë

Armiqësia mes shqiptarëve dhe serbëve ka arritur të kthehet në një dramë, ku ka dërguar në spital disa persona “në fund të botës”

Në Australi, përkatësisht në qytetin Victoria, përkatësisht në stadiumin Keysborough, shqiptarët dhe serbët janë përplasur në ndeshjen mes ekipeve të
White Eagles dhe North Sunshine.

Kanë qenë serbët e “Shqiponjave të Bardha” që kanë provokuar shqiptarët, e prej kësaj ka ndodhur më pas hataja.
Mbi 10 vetë në spital siç bëjnë të ditur mediat australiane, por edhe ‘tanjugu’ serb.


Ndeshja mes dy ekipeve ka përfunduar barazim, e siç duket tensioni në fushë është transferuar në shkallët e stadiumit çka ka sjellë edhe grushtat mes tifozerive.


Ishin Shqiponjat e Bardha serbe që kanë provokuar shqiptarët, me parullën: :Kosova është Serbi”, që më pas janë derdhur mbi kundërshtarët, duke shpalosur flamurin kuqezi e thirrur që “Kosova është Shqipëri”.


Përplasja në shkallët e stadiumit është transferuar edhe në parking, siç bën të ditur ‘Tanjug’ ku makinat e tifozëve serbë janë shkallmuar, duke u thyer xhamat e prishur pasqyrat.


“Shqiponjat e Bardha” janë një ekip tipik nacionalist e shovinist serb, që gjtihmonë i kthejnë ndeshjet e futbollit në sherre politike.


“Një djalë 16 vjeçar humbi shikimin për 5 minuta ngaqë u godit me gurë në kokë. Ne e morëm për ta ndihmuar dhe për fat të mirë ai po shërohet me sukses, “tha Presidenti i Shqiponjave të Bardha serbe Dalibor Shaula, për agjencinë ‘Tanjug’.


Serbët kanë sulmuar policinë se nuk ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e tyre.

Drejtori i serbëve deklaroi se kanë punësuar tre herë më shumë roje se është rregulli, por sërish nuk ja dolën t’i përballen furisë së shqiptarëve. /Pamfleti