Historia e djalit Musa Baculi ka qenë një ndër historitë më të dhi.mshme, ku të gjithë shqiptarët u sensibilizuan për ta ndihmuar. Mbrëmjen e djeshme “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë rikthyer historinë e jashtëzakonshme të tij.
Për shumë muaj Musai ka qëndruar në ko.ma në spitaIin e Shkodrës, pasi ai ishte mb.ytur në ujë. Musai u nis drejt Italisë dhjetorin e kaluar, ku menjëherë iu nënshtrua një opera.cioni, i cili rezultoi me sukses. Sfidat për rikuperimin e plotë ishin shumë të mëdha.
Para disa javëve Musai arriti të fliste dhe përshëndeti shqiptarët nga shtrati i spitaIit për ndihmën e pakursyer. Por pas pak muajsh transformimi i Musait është drastik.
Stafi i “Shqiptarët për Shqiptarët” ishte në një vizitë urgjente në Itali, të ftuar nga spitali i Xhenovas. Pamjet që u trasmetuan mbrëmjen e djeshme, ishin me të vërtet një mrekulli duke krahasuar gjendjen shëndetësore të mëparshme të Musait.
Mjeku Paolo Gandullia tregoi se në fillim gjendja e Musait ishte tepër e r.ëndë por për fat të mirë dëmtimi celebral i tij ishte jo shk.atërrues. Kjo i bëri mjekët të shpresonin për një rekuperim të shpejtë.
Bamirësi Ilir Hoxholli ka publikuar një foto tejet emocionuese nga spitaIi. Doktori italian ishte përIotur kur e kishte parë Musain të ecte me këmbët e veta pa ndihmën e familjarëve. Në shenjë falenderimi, Musai e ka puthur në kokë doktorin.
Ilir Haxholli shprehet:
“Foto sa njëmijë fjalë! Me çfarë mrekullie, pasioni dhe dëshire që kanë punuar. Faleminderit stafit italian, faleminderit Zot!”



