Përplasja e deputetëve në gjykatë,Flamur Noka kap prej fyti policin

    0
    252

    Partia Demokratike ka publikuar pamje të përplasjes mes policisë dhe deputetëve të opozitës në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

    Në pamjet filmike duket deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili pasi godet i vë dorën në fyt një efektivi policie që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre.

    Më herët deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.

    4 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)