Përplasje “horror”, futbollisti dërgohet me spital pa vetëdije (Video)

    0
    300

    Një përplasje kokë me kokë e dy futbollistëve në Ligën e Rumanisë i la të shtangur për disa minuta tifozët e dy skuadrave.

    Denis Harut dhe Benjamin Kuku ishin protagonistë të kësaj ngjarje të “tmerrshme” në ndeshjen në mes të ASC Poli dhe Sepsi OSK.

    Pas ndihmës së parë, mbrojtësi 19 vjeçar, Harut u dërgua me urgjencë në spital ndërsa sulmuesi, Kuka u dërgua jashtë fushës.

    Megjithatë thuhet se futbollistët janë duke u shëruar dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetë. /IndeksOnline/