Pesëvjeçarja shpëton nga vdekja për pak sekonda (Video)

    0
    398

    Një polic ka shpëtuar jetën e një vajze pesëvjeçare pasi e tërhoqi atë nga një tren, kur ajo rrëshqiti nga krahët e nënës së saj në Indi.

    Sachin Pol nga Forca e Sigurisë së Maharashtrës në Mumbai të Indisë reagoi shpejt pasi e vuri re vajzën, duke rënë në hendekun midis trenit lëvizës dhe platformës.

    Vajza kishte qenë duke shijuar një ditë me të atin, Mohammad Dilshaan, dhe nënën, ndërsa familja u drejtua përsëri në shtëpinë e tyre në periferi të Mumbai.

    Pamjet tregojnë vajzën, veshur me një fustan të kuq, duke mbajtur dorën e nënës së saj derisa po ecin përgjatë platformës pranë trenit në lëvizje.