Peshku i madh? Gjykata rrëzon Llallën. Hetimet, edhe 3 muaj të tjerë

    0
    234

    Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla sheh t’i rrëzohet kërkesa e bërë përmes avokatit të tij, Sokol Hazizaj, kundër zgjatjes së afateve hetimore.

    Zgjatja e hetimeve edhe për 3 muaj të tjerë për Llallën, i vënë nën hetim për ko.rrupsion dhe fshehje pasurie, u kërkua një javë më parë nga Prokuroria për Kr*met e Rënda, derisa të mbërrinin letërporositë nga Gjermania.

    Kërkesa kundër zgjatjes së afateve hetimore nuk u pranua këtë të hënë nga gjyqtari Bib Ndreca.