Pësoi një aksident me makine,ja si eshte gjendja shendetsore e Veselit ish fituesit te Big Brother Albania

    0
    204

    Përpara një muaji, Vesel Kurtishaj, fituesi i edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, postoi në profilin e tij në Instagram se kishte pësuar një lëndim serioz në gju dhe si rezultat kishte përfunduar në karrige me rrota.

    Ai kishte këputur ligamentin e gjurit dhe kishte dëmtuar miniskun, duke u detyruar që t’i nënshtrohej një operacioni, prej nga të cilit, nuk e ka rimarrë akoma veten.

    Megjithatë, Veseli kujtohet vazhdimisht që t’i mbajë të përditësuar ndjekësit e tij, duke ndarë me ta ecurinë e tij fizike.

    Disa orë më parë, ai ka publikuar në Instastory një foto të gjendjes aktuale të gjurit të tij. I lidhur me aparatura, duke i bërë terapi, mesa duket Veseli është drejt rrugës së shërimit.