Lajme

PIagosi me àrmë sekretarin e PD-së në Kavajë, kush është autori i dyshuar në kërkim

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në shtabin e Kavajës, ku mbeti i lënduar sekretari i PD-së, Bledar Okshtuni.

Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi, i identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia si autori i ngjarjes së rëndë,

ndërkaq së bashku me të janë shpallur në kërkim edhe Markel Shtylla e Dorian Troplini.

Jonuzi është një person me precedentë të hershëm penal. Fotoja në fjalë është bërë në vitin 2014, ku shihet me mjekër të gjatë mes efektivëve, teksa u arrestua për llogari të autoriteteve italiane për vrasje.

Ndonëse kanë kaluar 7 vite nga arrestimi i tij, Jonuzi (Tahiri) endej në Kavajë i armatosur.

Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike

dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni në këmbë, i cili fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.