Publikohet një video përgjim për çështjen ‘Babale’, ku zbulohet se Fredi Alizoti, i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Veliun, është paguar për të dhënë dëshmi të rreme nga drejtori i policisë së qarkut të Fierit Albert Nushi.
Në përgjimin e publikuar nga ish-deputeti Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti dhe Nushi, të cilët kanë komunikuar rreth orës 00:30 të natës në telefon, ndërkohë që Alizoti i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.
‘Piovra. Episodi 1.
Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!
Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar!
Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +l8’, shkruan Salianji.
Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18
Geplaatst door Ervin Salianji op Vrijdag 22 maart 2019