Pikëpyetje mbi jetën luksoze të Ermal Mamaqit, nga vila në ‘Rolling Hills’ deri tek shifrat 2 mijë euroshe për marketing në ‘Xing’

    0
    299

    Ermal Mamaqi aktualisht po përpiqet t’i japë jehonë filmit komercial të realizuar së fundmi “2 gisht mjaltë”. Këtë film e solli si një produksion të tijin, të sponsorizuar nga firma dhe kompani të njohura të cilat gjithashtu janë edhe sponsora të emisionit që ai drejton dhe shpesh janë akuzuar për pastrim parash.

    Nëse ke një biznes dhe do ta promovosh në “Xing me Ermalin”, moderatori vetëm për një të përmendur të emrit kërkon 2 mijë euro, ndërsa për të qenë pjesë e gjithë sezonit shifrat arrijnë deri në 15 mijë euro.

    Nëse je artist i ri dhe do të promovohesh në “Xing me Ermalin”, kostoja që duhet të paguash është 2 mijë euro. Rasti konkret është i këngëtares marokiene e cila dëshironte të promovonte këngën e re në “Xing” dhe moderator i kishte kërkuar këtë shifër marramendëse.

    A i di Aleksandër Frangaj këto pazare? Apo i bëjnë në bashkëpunim?

    Ermali, aktori i humorit filloi të “lulëzonte” pas njohjes me bashkëshorten, Amarda Toska, moderatore dhe biznesmene. Ermalit “i ra llotaria” me Amin, pasi kjo e fundit kishte një biznes velarie i cili i jepte goxha të ardhura dhe duke qenë i aftë në marketing, diti të përfitonte. Nga dj dasmash dhe aktor humori në “Portokalli”, pas martesës me Amin Ermali po jeton në një nga vilat luksoze të “Rolling Hills”.

    Edhe pse të gjitha këto burime e ndihmojnë të bëjë një jetë të mirë dhe të ketë një status të favorshëm ekonomik, kurrsesi nuk mund të justifikojnë jetën e luksit që ai bën. Prandaj ne kemi shumë pikëpyetje lidhur me këtë fakt.

    A paguan taksa në shtet Ermal Mamaqi? Si arriti ta ndryshonte kaq shpejt nivelin e jetës? A do të jemi ndonjëherë të qartë për burimet e të ardhurave të Ermalit, vilën luksoze, biznesin e gruas, dhe shtëpinë e produksionit që ka hapur së fundmi?

    Në portalin online që ai drejton jo vetëm që ka lajme të pa vërteta por gjithashtu të kopjuara. Së fundmi kemi arritur të konstatojmë lajmin e lidhjes së Erik Fullanit me vajzën e ish deputetes Majlinda Bregu. Lajmi ka kohë që po qarkullon në media, por së fundmi Pamfleti kishte publikuar vajzën të cilën Eriku e kishte braktisur për Kejdën. Ermali mire që e kishte publikuar, por kishte gënjyer edhe për burimin e vërtetë të lajmit.

    Ah more Ermal djali, po të merr koka erë nga “suksesi”! Kush ti ngroh kaq shumë shpatullat që ndihesh kaq i sigurtë? Nuk mund ti mbash kaq shumë “kunguj” nën sqetull se do bukosesh, do të bëhesh edhe vetë kungull pastaj.