Lajme

Pjerin Xhuvani shkriυ LSI-në në Elbasan dhe nuk i dha parαtë Monikës kur ishte drejtor, mesazhet e kοduara të Ilir Metës dhe takimi misteriοz dy ditë para vrαsjes

Të gjitha rrethanat dhe arësyet se pse Ilir Meta fshihet pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit; mjeku u arrestua dhe u dënua me urdhër të Metës pasi kur ishte drejtor i LSI refuzoi të ‘votonte’ te Monika. Ilir Meta më pas e shkarkoi si kryetar të LSI në Elbasan. Xhuvani ishte betuar se do shkrinte bandën e LSI. Dy ditë para vrasjes, Presidenti zhvilloi një takim misterioz në Elbasan

Pjerin Xhuvani, i cili u ekzektua sot në Elbasan, ishte një nga makthet dhe shqetësimet kryesore të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët po luftojnë për jetë a vdekje për të mbajtur bandën të bashkuar në furtunën e 25 prillit.

Xhuvani ka qenë një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Elbasan dhe Tiranë që nga viti 2009 deri në verën e vitit 2015. Ai ishte kryetari i LSI në Elbasan deri në 2015 dhe personazhi qëndror i kësaj partie në këtë zonë. Në qeverisje me Edi Ramën, Ilir Meta i kishte besuar Pjerin Xhuvanit drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, një drejtori me shumë para dhe që lakmohej shumë nga Meta dhe Monika, për të mbushur valixhet me para. Ndryshe nga drejtorët e tjerë, Xhuvani refuzoi të çonte paratë çdo muaj tek Monika. Ilir Meta nisi të nervozohej. Kur Xhuvani nuk u dorëzua, Ilir Meta i lëshoi Adriatik Llallën dhe Petrit Fushën, dy veglat e tij në prokurori, të cilët arrestuan Xhuvanin, për një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave, me vlerë 500 mijë euro.

500 mijë euro ishin një bakshish për Monikën dhe Metën, por synimi ishte goditja e Xhuvanit dhe zëvëndësimi i tij me një person që bindej dhe çonte në fund të muajt tarifën e korrupsionit tek Monika. Dhe ashtu ndodhi. Xhuvani u fut në burg. Ilir Meta nxori menjëherë Luan Ramën dhe njoftoi shkarkimin e Xhuvanit si kryetar i LSI në Elbasan, duke emëruar Edmond Haxhinaston në vend të tij.

Luan Rama tha se “LSI ka vendosur shkarkimin nga detyra e kryetarit të LSi-së së Elbasanit Pjerin Xhuvani dhe një herësh e zhvesh nga të gjitha atributet e përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të LSI duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI-së së këtij qyteti, Edmond Haxhinaston”. Kjo ishte një hakmarrje e Metës, pasi në raste të tjera, LSI i kishte mbrojtur drejtorët e arrestuar, siç ishte rasti i Dashamir Xhikës.

Një vit më pas, në 2016, me ndërhyrjen e Metës, mjeku psikiatër Xhuvani u dënua me tre vite burg dhe tre vite heqje të drejte për të ushtruar funksione publike. Kur doli nga burgu, për paratë që nuk i kishte dhënë Monikës, Xhuvani u afrua fillimisht me PDIU dhe më pas me PS.

Ai ishte betuar se do të shkrinte LSI në Elbasan. Dhe gati ia arriti qëllimit. Tashmë në krahun e PS, Pjerin Xhuvani shkallmoi strukturat e LSI në të gjithë qarkun. Të gjithë njerëzit e LSI kaluan me PS dhe PD. Gjatë gjithë fushatës elektorale, Monika nuk bëri dot një takim në Elbasan se nuk kishte më njerëz. LSI i kishin mbetur vetëm kandidatët dhe disa çupëlina në gjimnaz.

Ilir Meta i detyrua të braktiste Vlorën dhe Durrësin, duke i zhvendosur në Elbasan, për të shpëtuar partinë nga asgjesimi total. Një javë më parë Meta u shpreh se “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”. 

Një ditë më pas, Meta mori shpurën e Presidencës dhe shkoi në Elbasan. Publikisht tha se po bënte takime me përfaqësues fetarë dhe po shpërndante ndonjë dekoratë, por në fakt kishte shkuar për të shpëtuar bandën partiake.

Dy ditë para vrasjes së Xhuvanit, njeriut që shkriu LSI në Elbasan, Ilir Meta ka zhvilluar një takim sekret në Elbasan me një grup të dyshimtë. Kur u pyet sot për vrasjen, Meta tha se nuk ishte në dijeni të dinamikës!/Pamfleti