Albano Bogdo është një nga aktorët më të mirë të humorit në vendin tonë, shakatë e të cili bëjnë me mijëra veta që t’u dhembi barku nga të qeshurat.
Ai njihet si një personazh që bën shaka me çdo gjë dhe me çdo personazh, e së fundmi, shënjestra e tij ka qenë modelja bukuroshe Adrola Dushi.
Ajo ka qenë e ftuar në puntatën e kaluar të “Apartamentit 2XL” dhe sigurisht që Albano nuk mund ta humbiste mundësinë që të bënte një shaka me të.
Ai ka shkrepur një foto me modelen, por kur e ka hedhur në Instagram e ka bërë ‘crop’ modelen, së cilës i duket vetëm një pjesë e fytyrës.
“Nje nga femrat me te bukura shqiptare…Adrola Dushi….nuk duket mire ktu por eshte shume e bukur”, ka shkruar ai poshtë fotos, duke shkaktuar plot të qeshura.