Plas sherri/ On Records akuzon për vjedhje Mozzik: “Kënga “Madam” është e jona!”

    0
    271

    Konflikti midis labelit “On Records” dhe Mozzik-ut, i cili u largua nga ky grup para disa muajve, ka arritur kulmin e ‘egërsisë’ së tij.

    Ditën e sotme, “On Records” kanë bërë një shkrim akuzues në profilin e tyre zyrtar në Instagram, ku deklarojnë publikisht se kënga më e re e Mozzik “Madam”, është shkruar nga ata.

    Në këtë deklaratë producentët e labelit të njohur kosovar janë shprehur shumë të revoltuar, duke thënë se “Ju po përdorni projektet që ne, Zzapnchriss, kemi prodhuar dhe po gënjeni nëpër emaile producentët gjerman duke u shtirur sikur i keni bërë ju”.

    Drejtuesat e labelit kanë vendosur që t’i sjellin publikut fakte mbi këtë akuzë që kanë bërë, duke u premtuar se sot do të nxjerrin në Instagram live faktet që tregojnë se Zzapnchriss kanë prodhuar këngën e famshme të Mozzik, “Madam”.

    Revoltimi i tyre ka shkuar deri aty sa e kanë bërë report këtë këngë të Mozzik nga Youtube, pasi u dëmtonte copyright-et e tyre.

    Nga ana tjetër, Mozzik ka postuar nëpërmjet një fotoje në Instastory, këngën e fshirë nga Youtube, ku është shpehur: “Marrë ju qoftë”. 

    Po ashtu,ai ka hedhur disa video në Instastory, ku reagon ndaj këtyre akuzave, që pas tij, janë të kota.

    Është e vërtet që këngën “Madam” e kam inçizuar tek studio e atyre personave që kam punuar, por kjo s’do të thotë që ua kam vjedhur… i kemi ndryshuar bit-in dhe teksti ka dalë prej shpirtit e zemrës time… Këtë e dinë shumë mirë personat që kanë qenë aty kur e kam shkruar”, ka përfunduar i revoltuar këngëtari i famshëm.

    Reagimet e fansave kanë qenë të shumtë, ku shumë prej tyre kanë komentuar në deklaratën e postuar nga On Records, duke e quajtur atë “të pabazë” dhe “të rreme”.