Po bënte ρυnët e shtëρisë, grυαja nga Tirana rrëzohet nga baΙΙkoni dhe ndërron jetë

Një grua 64 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Babrrusë. Ajo është gjetur pa shenja jete nga shërbimi i Urgjencës, në rrugë.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Fatkeqësisht, shtetësja me inicialet P.Q nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.