Aktorja Angelina Jolie është një ndër figurat më të njohura të kinematografisë në mbarë botën dhe cilësohet padyshim si një ndër femrat më të bukura.
Së fundmi, një deklaratë e saj për “People” po bën xhiron e rrjetit, pasi Angelina e ka lënë të hapur opsionin për t’u bërë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh aktorja publikisht, duke ngritur aludimet se ajo do të hedhë shumë shpejt kandidaturën për presidente.





