Një vajzë 10-muajshe, që po ecte në krahun e kundërt të rrugës, është ndaluar nga një makinë policie.
Oficeri Alex Kipp pa vajzën e tij 10-muajshe në “timon” duke ecur me një karrocë të kuqe bashkë me nënën e saj Michelle Ëarren, dhe vendosi t’i kërkonte që të hapte krahun.
Videoja gazmore e shpërndarë në rrjet tregon vogëlushen duke ecur me karrocën e saj që ka formë makine dhe babain e saj, të veshur në uniformë, duke i kërkuar patentën dhe dokumente të tjera.
Oficeri e ndaloi vogëlushen duke i kërkuar patentën ndërsa Talynn u përgjigj duke buzëqeshur.
Ndërsa polici i kthehet:
Nuk besoj se kjo është një çështje për të qeshur.”
Sipas ‘Hawaii Neës Noq’, zonja Warren, e cila është e fejuar me oficerin Kipp, tha:
Ne ishim jashtë për një shëtitje kur babai i saj erdhi në shtëpi pasi kishte përfunduar turnin, na pa që po ecnim dhe na kërkoi që të ndalonim.”
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania