/Po fliste kundër Soros, Sali Berisha merr mesazhin live në emision

Po fliste kundër Soros, Sali Berisha merr mesazhin live në emision

Sali Berisha ka marrë një mesazh live mbrëmjen e djeshme, pas ftesës që iu bëri shqiptaro-amerikanëve që në zgjedhjet e nëntorit në SHBA të mos votojnë kandidatët e mbështetur nga George Soros.

Kreu i PD-së, e përsëriti dhe njëherë ftesën e tij, që erdhi pas deklaratave të Gabriel Escobar për të.

“Natyrisht shqiptarët do flasin. Mora një mesazh nga diaspora: Përshëndetje doktor, po ju ndjekim me interes në emisionin Open, ju bëj dije se askush nuk është këtu me Soros.

E dimë me kë bashkëpunon dhe lobimin që ka, të përshëndesim nga New York”, lexoi mesazhin Berisha.