/Po kontrollonte oborrin, e moshuara zbIuon unazën e rrallë të Shekspirit

Po kontrollonte oborrin, e moshuara zbIuon unazën e rrallë të Shekspirit

Një ngjarje e paz.akontë i ka ndodhur një gruaje të moshuar në Angli, e cila e kalon kohën e lirë duke kërkuar për gjëra me vlerë nëpër fshat me një detektor metali. Por së fundmi, ajo ka arritur të zbulojë një unazë të rrallë.

Gruaja e bëri këtë zbulim 20 cm nën sipërfaqen e tokës, ku zbuloi unazën e artë. Në fillim ajo mendoi se unaza i përkiste ndonjë banori të zonës, por kur pa mbishkrimin në të, kuptoi që unaza i përkiste një periudhe më të vjetër kohore. “E vërteta nuk tra.dhëton”, shkruhet në brendësi të unazës që Sue Kilvert, 66 vjeçe, ka gjetur në Rowington të Warwickshire-it.

Për “Daily Mail”, e moshuara ka thënë se unaza mund të jetë në pronësi të shkrimtarit të njohur britanik, William Shakespeare. Por teoria e saj ende nuk është vërtetuar.