Po rregullonin kopshtin e tyre, çifti gjetën një kasafortë të mbushur me para, bizhuteri dhe diamante – dhe një letër brenda! (Foto)

0
284

Një çift nga New York mbetën të befasuar kur gjetën një kasafortë misterioze, të mbushur me bizhuteri dhe para të gatshme në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa ishin duke punuar në kopsht.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sapo hapën kasafortën, ata gjetën 52 mijë dollarë, bizhuteri dhe diamante dhe disa unaza fejese.

Megjithatë, ata gjithashtu gjetën një copë letër brenda kasafortës, në bazë të së cilës kuptuan se kasaforta misterioze kishte të bënte me fqinjët.

Ata zbuluan se fqinjët e tyre u grabitën në vitin 2011, dhe kështu ata bënë gjënë e duhur dhe i kthyen kasafortën pronarëve të saj të ligjshëm.

“Së pari trokitën në derë dhe i pyeta nëse ishin grabitur ndonjëherë dhe ata thanë se ishin”, ka thënë Matthew.
Ndërkohë edhe policia e New Yorkut ka konfirmuar se çifti ishin grabitur në vitin 2011. /Telegrafi/