/‘Po vijnë të zinjtë’, Artan HOXHA publikon pamjet: Rojet e hashashit braktisin parcelat sapo shikojnë DRONIN, menduan se vajti FNSH-ja

‘Po vijnë të zinjtë’, Artan HOXHA publikon pamjet: Rojet e hashashit braktisin parcelat sapo shikojnë DRONIN, menduan se vajti FNSH-ja

Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha publikon disa pamje të filmuara nga vet ai në jug të vendit, në Përmet e Këlcyrë, ku janë mbjellë disa parcela me kanabis dhe tregon “taktikat” për zbulimin e tyre.

“Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen.

Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen…

Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone.

Hapi 1)- Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.

Hapi 2)- Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…

Hapi 3)- Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines…”, shkruan ndër të tjera gazetari.

“Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme.

Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke”, vijon ai, ndërsa publikon dhe pamjet video.

https://m.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/3055117757859205