/Portieri Alban Hoxha, bashkëjetuesi i Çiljeta Xhilagës është “patronazhist” i trajnerit De Biasi

Portieri Alban Hoxha, bashkëjetuesi i Çiljeta Xhilagës është “patronazhist” i trajnerit De Biasi

Humor krize/ Ka zëra, se “gardiani” i portës së “Partizanit”, është bërë mblesë e garant te Babloku dhe Lali Eri, për ta hequr Çiljetën nga shtabi elektoral i PD e për ta bërë pjesë të shtabit të “Rilindjes”, ndërkohë që De Biasin e ka regjistruar si “emigrant” në Itali

Përveç anës amorale e penale, në listat e 910 mijë votuesve të Tiranës, që janë përgjuar prej patronazhistëve të “Rilidnjes”, ka edhe fakte që të bëjnë për të qeshur.

Gjatë verifikimit të emrave, “Pamfleti” ka zbuluar se në “ekipin ” e patronazhistëve të “Rilindjes”, është dhe portieri i ekipit “Partizani” dhe atij Kombëtar, Alban Hoxha.


Përveç futbollistëve të “Partizanit” e Kombëtares, portieri Alban Hoxha, ka patur në patronazh edhe ish-trajnerin De Biasi, për të cilin ka mbledhur të dhëna të plota, sipas udhëzimeve që i ka dhënë kryetari i partisë.

Në skedën e ish-trajnerit italian, gjendet emri i tij plotë: Giovani De Biasi, atësia Girolamo, datëlindja 16.06.1956, Qendra e Votimit nr. 1749, skedimi në listën zgjedhore nr. 250.

Po kështu, patronazhisti Alban Hoxha, ka shënuar se De Biasi nuk është votues i sigurtë për PS dhe nuk ka mundur ta “përpunojë për ta bindur”,

mbasi nuk i ka gjetur dot numrin e telefonit dhe as ka qenë në Shqipëri për ta takuar.

E vetmja gjë e pasaktë e gjurmuar nga patronazhisti Hoxha në skedën e ish-trajnerit De Biasi, është shënimi “Emigrant në Itali”; kur ai është në vend-lindje. /Pamfleti